SPORT

Zhegrova pritet të luajë nga fillimi ndaj Bullgarisë

Talenti i Kosovës, Edon Zhegrova, pritet të jetë lojtari që do të zëvendësojë Arbër Zenelin në formacionin e parë të Kosovës, për ndeshjen me Bullgarinë në kualifikimet për Euro 2020.

KTV ka mësuar se Zhegrova pritet të nisë nga minuta e parë ndeshjen me Bullgarinë të hënën në Sofje, duke zëvendësuar yllin Zeneli që pësoi lëndim të rëndë të premten në ndeshjen me Malin e Zi.

Milot Rashica pritet të jetë më ofensiv, bashkë me Vedat Muriqin, ndërsa akoma është e paqartë nëse mbrojtësi Florent Hadërgjonaj do të paraqitet.

Bullgari – Kosovë nis në orën 20:45.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.