SPORT

Zhegrova e shënon golin e parë të sezonit të ri në Zvicër në stilin e Leo Messit

Edon Zhegrovës u janë dashur vetëm dy ndeshje për ta gjetur rrjetën e portës në sezonin e ri 2021/22 në Superligën e Zvicrës për Baselin.

Anësori i Kombëtares së Kosovës Zhegrova ka shënuar gol për Baselin kundër Sionit, në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Zvicrës, që po zhvillohet në Baselin tani.

Kosovari e pranoi një pasim nga Arthur dhe u fut në zonën e Sinoit duke dribluar në stilin e të madhit Lionel Messi, para se ta mposhte portierin në minutën e 55-të.

Paraprakisht, 22-vjeçari i bëri dy asiste, duke e çuar në tre në përgjithësi numrin e asisteve në dy ndeshjet e para në ligë.

Përfaqësuesi i Kosovës është titullar për Baselin në këtë takim, ndërsa sezonin në ligë e nisi nga stoli javën e kaluar.