Kronika e zezë

Zhduket një person në Gjilan

Një person është zhdukur në Gjilan në mëngjesin e djeshëm.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një person ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

“Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, njoftohet nga Policia e Kosovës.