Zhduket një e mitur në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vajzë të zhdukur në Fushë Kosovë.

Rasti është raportuar në Polici të premten në ora 13:20.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare e mitur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar.

Go to TOP