Bota

Zhduket kritiku i qeverisë kineze

Në fillim të kësaj jave, Ren Zhiqiang, një kritik i hapur i qeverisë kineze, shkroi një artikull ku kritikonte përgjigjen e autoriteteve ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Tani, miqtë e tij thonë se ai është zhdukur, raporton BBC.

Duke folur për gazetën Morning Post në Hong Kong, shoku i tij Wan Ying thotë se “nuk ka arritur të kontaktojë Ren Zhiqiang që nga e enjtja. Tashmë kanë kaluar 72 orë”.

Artikulli i Zhiqiang kritikoi përgjigjen fillestare ndaj virusit, dhe gjithashtu promovimin e qeverisë për suksesin e tyre në trajtimin e epidemisë.

Ende është e paqartë nëse zhdukja e tij është e lidhur me artikullin, por ai raportohet se ai ishte nën mbikëqyrjen e qeverisë për katër vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.