Kombëtare

Zhduket 20 vjeçari nga Kamenica, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Gentian Dermaku, 20 vjeç, nga Kamenica është zhdukur që nga dita e shtunë.

Familja e Gentianit nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij.

Rastin e kanë lajmëruar edhe në polici.

Të afërmit kanë publikuar një fotografinë të Gentianit dhe kanë kërkuar nga qytetarët, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërohen në polici.

Duhet përmendur se rastet e personave të zhdukur janë rritur dukshëm kohëve të fundit në Kosovë.

Këtë javë u zhduk një person një vajzë nga Prizreni dhe një i moshuar nga Bellanica e Malishevës, por që ky i fundit u gjet dhe u kthye në shtëpi.