Kosova

Zhbllokohet situata/ lëshon pe Vetëvendosja, Konjufca pritet të jap dorëheqje Kurti kryeministër pas 3 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar pe kësaj radhe. Sipas burimeve te Kosova.info brenda Lëvizjes Vetëvendosje, thuhet se pritet që marrëveshja dhe kërkesa e LDK-së për kryetarin e parlamentit të pranohet nga VV, pritet që Konjufca të jap dorëheqje dhe kjo të ndodhe para seancës se 3 shkurtit.

Edhe burimet brenda LDK-së e thonë të njëjtën gjë.

Një burim brenda LDK-së për Kosova.info ka thënë se, situata ka ndryshuar, ka shpresë se gjithçka po zhbllokohet për formimin e qeverisë.

Po i njëjti burim thotë se, mesit i gjithë kësaj ishte Vjosa Osmani, e cila e ka bindur Vetëvendosjen që ta pranoj ofertën e LDK-së.

Tani vetëm pritet që Konjufca të jap dorëheqje dhe Kurti të behet kryeministër i Kosovës pas datës 3 shkurtit. /Kosova.info/

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.