Kosova

Zhbllokohen fondet e MCC për Kosovë, reagon Grenell

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së ShBA-së (MCC), ka bërë të ditur se ka rinisur zbatimin e programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë, kjo pas heqjes së masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Pas këtij vendimi ka reaguar, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai në rrjetin social Twitter ka shpërndarë postimet e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti, të cilët e mirëpritën vendimin e MCC-së.