Kombëtare

Zgjedhjet në veri, ESDA mbështet Vetëvendosjen

ESDA fton të gjithë qytetarët që të dielën të dalin e të votojnë në 4 komunat veriore kandidatët e Vetëvendosjes me numër 60.

“Partia Evropiane e Aksionit Demokratik (Evropska Stranka Demokratske Akcije), ka përcjellë nga afër situatën në veri dhe mendon se ka ardhur koha që institucionet e Republikës të shtrihen në Veri, andej ftojmë qytetarët pa dalim etnie të votojnë për ndryshimin e madh dhe zhvillimin e vendit. ESDA mbështet pa rezervë z. Erden Atiq për kryetar të Mitrovicës Veriore si dhe kandidaten tejet të përgatitur zonjën Liridona Karihmani për kryetare të Zubin Potokut”, ka thënë në një prononcim për Kosova.info, Ardi Nokaj nga ky subjekt politik. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.