Zgjedhjet në veri, DnV: Ishte një mundësi e humbur për qytetarët

Demokracia në Veprim njofton se ka vëzhguar procesin e votimit për ose kundër largimit të kryetarëve të  katër komunave veriore të vendit në të gjitha qendrat e votimit që nga hapja e tyre në orën 07:00 të mëngjesit.

Ky proces gjatë ditës u vëzhgua edhe nga Demokracia në Veprim e cila në përfundim theksoi se procesi i votimit gjatë gjithë ditës është karakterizuar me mungesë të theksuar të interesimit nga qytetarët për të marrë pjesë në votim.

Kjo pavarësisht se në muajin janar mbi 20% të qytetarëve me të drejtë vote kishin nënshkruar peticionin për largimin e kryetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës.

DnV vlerëson se kjo ishte një mundësi e humbur për qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj të komunave të cilët do të gëzonin legjitimitet përfaqësues. /Kosova.info/

Go to TOP