Bota

Zgjedhjet e përgjithshme në Kanada më 21 tetor

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka thirrur zgjedhjet e përgjithshme më 21 tetor.

Siç raporton BBC, sondazhet e deritashme tregojnë se do të zhvillohet një garë e vështirë për Trudeaun, kryeministrin aktual, i cili tashmë po kërkon një mandat të dytë, transmeton Koha.net.

Fushata do të përqendrohet në disa çështje mjaft të rëndësishme në Kanada, atë të ekonomisë dhe çështjes së klimës.

Kanadezët u drejtohen kutive të votimit çdo katër vjet dhe 21 tetor, është data që do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme. Fushata pra do të zgjasë pak më shumë se pesë javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.