OPINION

Zgjedhjet e 14 shkurtit dhe % e LDK-së

Shkruan: Naza KRASNIQI
Zgjedhjet e 14 shkurtit sollën ndryshime në skenën politike, fitore të thellë të VV-së dhe rënie drastike të LDK-së, por më rëndësi se % e fitores apo e humbjes së partive politike ishte, se Kosova kaloi edhe një proces zgjedhor demokratik, ku qytetarët treguan një pjekuri të lartë politike, e kjo pritet dhe të tregohet edhe nga liderët politikë, në të mirën e mirëqenies së qytetarëve.

LDK pësoj humbje të dukshme, krahasua me zgjedhjet e 2019, kjo duke pasur parasysh sa sfida ka kaluar LDK dhe pas një kohe të gjatë në pushtet .Po për rënien e LDK-së në 13% duhet të bërë analiza e hulumtime, nga aktivistët e LDK-së, e jo nga analistë nëpër emisione e debate, të cilët me theks të veçantë në rend dite e vejnë humbjen e LDK-së. Thua se Kosova nuk ka probleme tjera, pos humbjen e LDK-së, dhe atë duke debatuar e dhënë

mendime nga gjithsecili, pse dhe kush ishte fajtor për humbjen e LDK-së, por, humbje të merret vet partia. Kthehuni debatet kah ata që kanë fituar dhe te shohim veprimet e tyre për të ardhmen e vendit.

Sfidat në LDK filluan me vdekjen e Rugovës, ku dhe filluan përçarjet, për të parin e partisë, e cila përçarje shkoi deri te rrahja në Kuvendin Zgjedhor të saj dhe pasoi ndarja e partisë në LDD, pastaj aderime të individëve të pakënaqur nëpër parti të tjera.

Procesi zgjedhor i brendshëm në LDK-së, largimi i Fatmir Sejdiut, ku me largimin e tij u largu edhe një pjesë e aktivistëve apo kaluan në pasivitet, ku pozitën e të parit e mori Isa Mustafa, i cili filloj me një rritje në zgjedhje lokale, por rritje jo afatgjate.

Pastaj LDK si pjesë e koalicioneve qeverisës ishte pjesë e marrëveshjeve në raporte ndërkombëtare, gjë që te qytetarët nuk arritën të argumentojnë sa duhet, se çka kishin mundësi për bërë dhe se këto marrëveshje a ishin në interes të Kosovës, dhe për ta sqaruar te secili qytetarë pozicionin, që ka Kosova në bashkësinë ndërkombëtare.

Pastaj, fërkimet e grupeve klanore brenda LDK-së, duke punuar për interesa personale, largimi i femrave nga procesi zgjedhor në mënyrë të dhunshme, rizgjedhja e Isa Mustafës në krye të partisë 2014, marrëveshja me PAN-in, votim i ish presidentit Thaqi i cili e dëshpëroj shumë elektoratin e betuar të LDK, ku kurrë nuk organizoj tubime me elektoratin, për të treguar të vërteten gjitha këto veprime ishin për interesa të përgjithshëm

Pastaj rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie, dhe marrja e përgjegjësisë së krijimit të institucioneve, duke qenë partia e dytë, pavarësisht se nuk ishte përgjegjëse për ato ndodhi, në asnjë moment nuk arriti të dërgojë

mesazhin e drejtpërdrejtë te votuesi e vet. Largimi i Vjosës si largim të thjeshtë, duke harruar se Vjosa ishte më e votuara dhe elektorati i besoj dhe e votuan si liderë, edhe këtë e more me shumë qetësi, duke u thirrur në arsyen, se ajo ka bërë zgjedhjen e vet, gjithnjë duke akuzuar, se ajo është antirugoviste.

Aktivistët e LDK-së, nuk munden të luftojmë në emrin e Ibrahim Rugovës, jemi në kohë tjetër, kemi sfida tjera para vetes, çdo kohë

nxjerr liderët e saj.

 Pastaj pasivizimi i strukturave të LDK-së nëpër qendra, kur mbahen kuvendet zgjedhore për të

marrë udhëheqjen e degës ftohen njerëz të partive tjera vetëm për të eliminuar

kundërshtarin dhe mbajtur pozitën e kryetarit të degës apo nëndegës.

 Nuk mbahen takimet të rregullta me anëtarësi pse jo edhe me simpatizues të LDK-së,

Forumi i gruas, që është shumë pasiv sa nuk arrij ta kuptoj, pse duhet të ekzistoj një forum I tillë.

Mos aktivizimi i ndonjë platforme online për komunikim me anëtarësi dhe shqetësimet e qytetarëve.

Përfshirja e disa personave në lista për deputet deri 5 mandate në parlament. Po shikoj historikun e tyre, për 5 mandate as 3 herë nuk ka ngritur zërin. A ka nevojë Kosova për parlamentarë të tillë? – sigurisht jo, kemi

nevojë për parlamentarë të devotshëm, që nxjerrin në pah problemet dhe I zgjidhin ato, jo për parlamentarë që I strehojnë problemet.

Por, mbi të gjitha nuk është edhe shumë tragjike rënia e partive, që për një

kohë të gjatë kanë qenë në pushtet. Ka filluar elektorati të ndëshkojë për shkak të pakënaqësive. Prandaj LDK-ja duhet të ndërrojë strukturat aktuale dhe zgjedhjen e një lideri të saj, drejtpërdrejt, me vota të anëtarësisë, jo me favorizime, ky apo ai do të ishte më i mirë…..!