KULTURË

Zgjatet orari në bibliotekë

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, Bjondina Kleqka, njofton të gjithë studentët dhe lexuesit, që gjatë muajit shtator orari i punës në bibliotekën “Sulejman Krasniqi” në qytetin e Rahovecit.

“Zgjatja e orarit të punës bëhet nga ora 08:00 deri në ora 19:00, si dhe të shtunave prej orës 10:00 deri 14:00”, thuhet në njoftim.

Zgjatja e orarit bëhet për shkak të kërkesave të studentëve të cilët kanë kërkuar për t’u përgatitur për provimet në afatin e shtatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.