Zgjatet afati për aplikim për subvencione në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se është zgjatur afati për subvencione.

Peci tha se aplikimi për pagesat direkte apo subvencione për kulturat bujqësore për vitit 2023 janë zgjatur nga 30 marsi deri më 6 prill në ora 16:00.

“Me këtë rast ju njoftojmë gjithashtu se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë”, thuhet në njoftim.

Go to TOP