SPORT

Zëvendësoi Roshin, këto janë fjalët e Armando Brojës pas debutimit me fanellën kuqezi

Debutimi i Armando Brojës ishte ndoshta e vetmja notë pozitive mbrëmjen e djeshme për Shqipërinë, pasi sulmuesi 19-vjeçar u shfaq mjaft autoritar dhe me dëshirë të madhe për të bërë mirë, ndonëse luajti në një rol jo të tijin në krah.

Jam shumë i kënaqur që luajta për herë të parë me Shqipërinë. Pata mundësi të qëndroj me çunat, të cilët janë shumë të mirë të gjithë dhe jam shumë i lumtur për debutimin, por jo për rezultatin.

Si u ndjetë si sulmues krahu?

Në futboll mund të luash në çdo pozicion dhe të sakrifikohesh për ekipin. M’u desh të luaja në të djathtë, pas dëmtimit të Roshit dhe është një rol që e kam bërë edhe më parë, ndonëse më shumë kam luajtur si sulmues.

A besoni se kjo skuadër mund të shkojë lart?

Po, sepse kemi një skuadër shumë të mirë dhe do vijojmë të punojmë shumë, me kokën lart për të arritur te sukseset.

Syri

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.