Zëvendësministri Syla dhe kryetari Ilazi diskutuan për sigurinë

Zëvendësministri i Mbrojtës Shemsi Syla ka vizituar të mërkurën Komunën e Kaçanikut, ku u prit nga kryetari i Komunës, Besim Ilazi dhe përfaqësues të mekanizmit të sigurisë në Kaçanik.

Në këtë takim u diskutua për sigurinë në vend, me theks të veçantë në Komunën e Kaçanikut.

Në takim prezantuan përfaqësues nga Komuna e Kaçanikut sektori i Arsimit, Shëndetësia, Shërbimet Publike dhe Mbrojtja Emergjente si dhe nga Stacioni i Policisë në Kaçanik. /Kosova.info/

Go to TOP