Kosova

Zëvendëskryeministri Abazi takon Ambasadoren e Francës, Butel

Haki Abazi, Zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës, priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Francës, Marie Christine Butel, përcjell Kosova.info

Në këtë takim, Ambasadorja Butel e uroi Zëvendëskryeministrin Abazi për marrjen e detyrës. Ajo theksoi mbështetjen e Republikës së Francës ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushat që preokupojnë të dyja palët.

Zëvendëskryeministri Abazi, shprehu gjithashtu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellim të bashkëpunimit me theks të veçantë në ruajtjen e mjedisit, ujërat si dhe investimet në energji alternative./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.