Kosova

Zëvendëskryeministri Abazi një kohë thoshte se VV është e njëjtë me PDK’në

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe anëtari i VV’së, Haki Abazi, para disa viteve sa nuk ishte anëtar i VV’së thoshte se ky subjekt është i njëjtë me PDK’në.

Abazi, që tani njihet si përkrahës i amdh i Kurtit, citohet të ketë thënë se VV është përjashtuese dhe fragmentuese.

‘’VV nuk bën asgjë tjetër më shumë se që ka një grup më të mencur dhe të sofistikuar në grup. Por formën e qasjes drejt komunave dhe drejt politikës dhe drejt angazhimeve dhe përcaktimeve të prioriteteve është e njëjtë me Partinë Demokratike. Është përjashtuese është fragmentuese nuk lejon energji dhe debat të gjallë’’, kishte thënë Abazi.

Abazi iu bashkua VV’së para fushatës zgjedhore të vitit të kaluar. Ai një kohë njihej si kundërshtar i Lëvizjes dhe njihet për debate televizive me ish-anëtar të VV’së, që tani kanë kaluar në PSD. /Express/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.