“Zemër s’kam”, thotë Fjolla Gashi në projektin e saj te fundit!

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fjolla Gashi, ka publikuar projektin më të fundit që titullohet “Zemër s’kam”.

Projekti ngërthen një tematikë të veçantë, derisa u kompletua edhe në aspektin vizual me një skenar emocionues.

Prapa tekstit dhe muzikës së kësaj kënge qëndron Arsim Bunjaku, derisa për orkestrimin u përkujdes Duo Bass Records.

Sigurisht, që prapa vijave të kitarës qëndron artisti i njohur, Astrit Stafai.

Fjolla, gjatë ditëve në vijim do të sjellë edhe një këngë të re ritmike.

Artistja do të vijë po ashtu me 3 bashkëpunime me këngëtarë të njohur të estradës tonë.

Go to TOP