Kosova

Zemaj reagon ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut për COVID-19, e quan veprim të nxituar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka quajtur veprim të nxituar vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që qytetarët nga Kosova që duan të kalojnë kufirin duhet të kenë test negativ për COVID-19.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se i ka kërkuar amabasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit corona.

Postimi i plotë:

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.

Përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, kam shprehur shqetësimin për këtë veprim të nxituar dhe kam kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë. I kërkova ambasadorit që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483