SHËNDETËSIA

Zemaj e Vitia përplasen keq në Komisionin për Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi është përplasur me ish-ministrin e Shëndetësisë dhe deputetin e LDK-së, Armend Zemaj.

Raportimet se po fshehën rastet e vdekjeve nga COVID-19 u bë mollë sherri për përplasjen e tyre..

Vitia i tha Zemajt se ai po keqpërdor pozitën e deputetit.

“Është shfrytëzim nga petku i deputetit, e tha më herët Zemaj është duke aluduar që ka keqraportim në numrin e rasteve të vdekjeve, janë akuza të rënda për profesionistët shëndetësor sepse ju jeni kanë vetë ministër dhe e dini më mirë”, tha ai.

E menjëherë reagoi deputeti Zemaj, duke thënë se nuk e tha asnjë fjalë ashtu siç pretendoi Vitia.

“Nuk e thash asnjëherë, thash ka pasur raste që kanë aluduar në keqraportimet por që nuk besoj. Në fjalinë time të saktë e thash nuk besoj që ka pasë dyshime të fshehjeve të rasteve. Kështu thash, nëse e keni pasë mendjen këtu”, tha Zemaj.

“Vazhdimisht e kam këtu z. Zemaj”, iu përgjigj Vitia.

Ndryshe fshehja e rasteve të vdekjeve nga koronavirusi u ngrit edhe nga disa kryetar të komunave të cilët kanë thënë se kanë edhe fakte për to.