Kosova

Zemaj: Do të merren masa për Prishtinën, paralajmëroj kufizim të kohës për gastronominë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se janë duke punuar që të marrin masa për parandalimin e COVID-19 në Kosovë.

Ai tha se do të ketë kufizime të kohës në gastronomi dhe qendra tregtare. Zemaj po ashtu tha se do të ketë masa veçanërisht në Prishtinë, pasi ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të të infektuarve.

“Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme jemi duke punuar të marrim masa, e sidomos në Prishtinë”, tha Zemaj në Rubikon. Ai tha se janë duke punuar edhe për disa komuna të tjera të Kosovës.