Bota

Zelenskyy: Duhet të veprojmë më shpejtë për tensionet në lindje të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se nuk ka kohë për të humbur në zgjidhjen e tensioneve në lindje të vendit.

Ai në një intervistë për Euronews ka thënë se konflikti në Ukrainën lindore, i cili ka filluar shtatë vjet më parë pas aneksimit të Krimes nga Rusia, nuk është vetëm problem i Kyivit, transmeton Klan Kosova.

“Ne kemi nevojë tani të lëvizim shumë shpejt, më vjen keq e kuptoj është problemi ynë, por mendoj se nuk është vetëm problemi i ynë, por është në fjalë siguria e Evropës”.

“E gjithë Evropa do ta kuptojë se është fjala për sigurinë e saj, ne do të kalojmë së bashku shumë shpejt nga fjalët në hapa të drejtpërdrejtë”, ka thënë Zelenskyy.

Kyiv dhe Moska kanë fajësuar njëra-tjetrën për rritjen e dhunës në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, shkruan Euronews.