Kosova

Zeka: Stupcat i kanë marrë prej PTK’së 500 mijë euro, 150 mijë i kanë dhanë ryshfet

Deputeti Milaim Zeka në emisionin “Debat Plus” në Tv Dukagjini, duke folur për sponsorizimet e PTK’së, ka thënë se nga ky institucion, grupi humoristik “Stupcat” kanë marrë 500 mijë euro, për të cilat, Zeka pretendon se 150 mijë i kanë dhënë ryshfet.

Në anën tjetër, ish-drejtori i PTK’së, Agron Mustafa, ka thënë se institucioni të cilin ka drejtuar kanë pasur kontratë dy vjeçare me grupin humoristik “Stupcat”, shuma e të cilës kontratë ka qenë 411 mijë euro, plus TVSH dhe gjatë kësaj kohe, sipas Mustafës, Stupcat kishin realizuar rreth 50 reklama.

Ndërsa, sa i përket pretendimeve të Milaim Zekës se ka pasur ryshfet, ish-drejtori Mustafa e mohon një gjë të tillë.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.