Kosova

Zeka: Rugova rrethohej nga njerëz të UDB’së, e kanë shafitur

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka folur për raportet e tij me presidentin e ndjerë të vendit, Ibrahim Rugova.

Zeka ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Rugova e kishte përzgjedhur për drejtor të Radiotelevizionit të Kosovës.

Ai po ashtu ka deklaruar se me ish-kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pasur shumë takime.

“Në vizitën e parë zyrtare në jetën e tij, ka ardhur në Oslo, te unë, në vitin 1990 apo 91”, ka treguar Zeka.

“E kam takuar me personalitetet më të larta norvegjeze”, ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës.