Kosova

Zeka publikon tre emra të LVV-së dhe postet ministrore që ata do të udhëheqin

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, njëherësh kryetari i Partisë Euroatlantike ka publikuar tre emra nga Lëvizja Vetëvendosje ku thotë se po spekulohet që do të udhëheqin tri ministri në Qeverinë e re.

Tre emrat janë, Albulena Haxhiu, Arben Vitia dhe Besnik Bislimi.

“Deri më tani spekulohet për këta emra të ministrave nga VV-ja

1. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

2. Arben Vitia, shëndetësi

3. Besnik Bislimi, financa”, shkruan Zeka në Facebook, transmeton Kosova.info.

Ndryshe, sot janë takuar Isa Mustafa dhe Albin Kurti, por që nuk arritën të finalizojnë një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ata pas takimit kanë theksuar se pritet një takim i radhës nesër.