Kosova

Zeka për mishin e prishur: Zinxhiri i krimit fillon prej dogane e inspektoratit

Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Milaim Zeka, ka deklaruar se vetë deputetët kanë shitore që shesin mish të prishur, firma ndërtimi e çka jo tjetër, dhe për këtë problemi në Kosovë është krijimi i sistemit në mënyrë të gabuar.

Këtë deklaratë deputeti Zeka e ka bërë në debatin parlamentar, ku po diskutohet për mishin e prishur.

Zeka për skandalin e mishit të prishur, ka kërkuar që udhëheqësit e AUV-it duhet shkarkuar, ose të japin dorëheqje.

Si shqetësim tjetër, deputeti Zeka ka përmendur edhe hyrjen e miliona tonelatave të qumështit pluhur, duke mashtruar kështu, sipas tij, qytetarët se po prodhojnë qumësht origjinal.

“Këtu është rrjeti kriminal nga dogana deri tek Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës’, ka theksuar Zeka, duke shtuar se zinxhiri i krimit fillon prej dogane e inspektoratit e deri te disa portale që shantazhojnë kompanitë.

Ai kërkoj nga Qeveria dhe kryeministrit të marrë masa ta shkarkojë bordin, por siç tha ai vetëm me një kusht që opozita me e lavdëruar këtë e jo me thënë si i shkarkove.

Deputeti Zeka, njëherit ka përmendur edhe cilësinë e bukës, duke thënë se buka fryhet pesë herë mbi mesataren, derisa tharmi i bukës që përdoret për fryrjen e bukës është kancerogjen. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483