Kosova

Zeka: Në jetë ka pasur tri gëzime, njëri ishte “rrëzimi i klanit të vjetër nga skena politike”

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK) Milaim Zeka ka thënë se ka qenë optimist që partia e tij do ta kalojë pragun zgjedhor.

Zeka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nga momenti kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar që kjo parti të ketë komisionerë dhe vëzhgues ai ka kaluar në pesimizëm dhe madje as fushatë zgjedhore nuk ka bërë.

Ai ka thënë se edhe akuzat ndaj tij për “mashtrim me viza” kanë ndikuar në masë në rënien e numrit të votuesve të PEK-ut.

Zeka ka thënë se megjithatë faktori numër një për mos kalimin e pragut nga PEK-u është pavlefshmëria që komisionerët kanë bërë ndaj votave të PEK-ut.

“Kemi fakte dhe dokumentacion që na janë bërë votat e pavlefshme. Qoftë në Drenicë apo diku tjetër”.

Ai thotë se është i pari që ka denoncuar “vjedhjen e votave” në Runik të Skenderajt.

Zeka më tej thotë se në jetën e tij ka pasur tri gëzime.

“Bombardimet e NATO-s, shpallja e Pavarësisë dhe dita kur është rrëzuar dhe larguar nga  i nga skena politike klani i vjetër”, deklaroi  Zeka.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.