Kosova

Zeka: Do të ketë koalicion LDK-AAK-NISMA, kryeministër Avdullah Hoti

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se më shumë gjasa ka të formohet një qeveri e re se të shkohet në zgjedhje të reja.

Zeka në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se sipas të gjitha gjasave kryeministër i ri i Kosovës do të jetë Avdullah Hoti.

Ai këtë thotë se ja mundëson Kushtetuta e Kosovës dhe nenet që kanë në diskrecion të interpretimit të Presidentit, përcjell Telegrafi.

“Do të ketë një qeveri tranzitore. Këtë qeveri do ta formojnë LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet. PDK edhe pse do të qëndrojë në opozitë ka mundësi që do të mbështesë këtë koalicion me disa deputetë”.

Zeka thotë se qëndrimi absolutë i Vetëvendosjes është për zgjedhje të reja, ndërsa sipas tij qëndrimi opozitar i Kadri Veselit është vlerësuar në opinion.

“Kadri Veseli e kishte një mundësi të madhe që ditën e votimit të mos votonte mocionin në këtë kohë, ndërsa Vjosa Osmani e kishte mundësinë e artë të kalonte në Vetëvendosje”, tha mes tjerash Milaim Zeka.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.