SPORT

Zejen e trajnerit Hasi e vazhdon në Arabinë Saudite

Besnik Hasi do ta vazhdojë në Arabinë Saudite karrierën e tij si trajner. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka firmosur për një vit me skuadrën Al Raed.

Klubi saudit, i cili nuk është një ekip me shumë emër në kampionatin arab, ka zyrtarizuar marrëveshjen me Hasin. Një ndikim të madh në kalimin e gjakovarit në Arabinë Saudite ka patur kompania “Star Sports Managment”, transmeton TCH.

Al Raed që sezonin e fundit e mbylli në vendin e 13-të, ka zgjedhur Hasin për t’u rikthyer në nivelet më të larta të në futbollin arabo-saudit.

Për 46-vjeçarin kjo do të jetë eksperienca e 4-t si trajner pas përvojave te Anderlecht, ku fitoi një kampionat dhe një Superkupë të Belgjikë, Legian e Varshavës dhe Olympiacos.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.