Life Style

Zef Deda tregon incidentin në dhomë natën e parë të martesës: Dikush më ka hyrë në shtrat

Zef Deda është një nga aktorët më të mëdhenj të humorit. Batutat e tij kanë shkrirë së qeshuri gjithë shqiptarët.

Por aktori ka treguar se batutat e tij nuk mungojnë edhe në shtëpi.

I ftuar në emisionin “Rreze dielli” ka treguar një incident që shkaktoi natën e parë të martesës duke pasur parasysh zakonet e kohës.

Deda rrëfeu sesi vuri në lojën nënë e tij duke bërtitur me të madhe kur pa bashkëshorten në shtrat natën e parë të martesës.

“Për ditën e martesës kemi marrë të gjitha karriget e lagjes. E bëra me 31 dhjetor dasmën sepse në atë kohë nuk kishte bollëk. Atëherë nuk bëhej dasma në lokale. Natën e parë të martesës nëna kishte nisur nusen të flinte dhe më thotë nëna, hajt të pastë nëna edhe ti. Mezi priste nëna të shkoja edhe unë për të fjetur. Ishte nëna 11:30 e natës. Më puthi dhe më tha hajt të pastë nana, natën e mirë, shko fli se je i lodhur.

Unë bëja lojëra gjithmonë. Hy dhe kur futem mbylla derën. Dhe nëna është kthyer nga dera duke thënë s’kanë për të fjetur, ishalla po i fal Zoti ndonjë djalë. Dhe për një moment bërtita: Ku, ku për mua nanë. Një britmë e tmerrshme. Nëna erdhi tek deri: Zefi, Zefi.

Unë në këmbë duke i thënë: Nënë ç’më ka gjetur, ka hyrë diçka në shtrat. Më tha: Është nusja të raftë pika, se e morën vesh të gjithë, je martuar. I thashë çfarë do të bëj. Fli të pastë nëna. I thashë: Si mund të fle me dikë që nuk e njoh dhe qesha. Nëna qeshi me lot, tha dreq se më bëre merak”, ka treguar Zef Deda.