Kosova

Zëdhenësi i PSD-së akuzon zyrtarin e lartë të Vetëvendosjes se ia shkroi planin ekonomik Pacollit për 60 mijë euro

Besnik Bislimi, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, mbrëmë i ftuar në një emision ka listuar AKR-në e Behgjet Pacollit në mesin e subjekteve që janë në anën e krimit. 

E kundër kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësi i PSD-së, Shkodran Hoti.

Hoti ka thënë se nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, është paguar 60 mijë euro nga partia e Behgjet Pacollit për t’ia përpiluar programin e qeverisjes.

Hoti përmes Facebook-ut ka shkruar se Bislimi ka rreshtuar AKR-në në mesin e partive që janë në anën e krimit, por të njëjtës ia ka marrë 60 mijë euro.

“Besnik Bislimi, nënkryetari i VV-së, bëri një listim të partive që janë rreshtuar në anën e krimit. Në mesin e këtyre partive e përmendi edhe AKR’në, partinë që ia ka fshi 60.000 euro me ia shkru programin”, ka shkruar zëdhënësi i PSD-së. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.