Show Biz

Zbulohet sekreti i martesës së suksesshme e Calista Flockhart nga Harrison Ford

Këtë qershor, Harrison Ford dhe bashkëshortja e tij, Calista Flockhart, do të festojnë 10 vjetorin e martesës së tyre. Tani, ylli i “The Call of the Wild” ka rrëfyer sekretin e një martesë afatgjate.

Ford, 77, dhe Flockhart, 55, janë së bashku që 18 vite. Ata tashmë e kanë ndarë jetën e tyre duke jetuar në mes të Los Angeles dhe një fermë në Wyoming.

Duke folur me “Parade” për karrierën e tij 50-vjeçare dhe për rolin e tij të fundit në “The Call of the Wild”, Ford zbuloi mësimet më të mëdha që ai ka mësuar gjatë bashkimit të çiftit saqë të tjerët mund t’i marrin në konsideratë.

“Mos flisni”, ka thënë Ford.

“Harrison dhe unë qeshim shumë dhe humori është gjithçka për mua”, ka thënë në anën tjetër bashkëshortja e tij në një intervistë të dhënë më parë.

“E vërteta është se unë nganjëherë ndihem shumë më e vjetër se Harrison”, tha Flockhart gjatë intervistës.

77-vjeçari u takua për herë të parë me yllin e “Ally McBeal” në vitin 2002 në Golden Globes.

Pas tetë vitesh njohje së bashku, dyshja u martuan në qershor të vitit 2010.