Kosova

Zbulohet se sa vota i mori në Prishtinë ish-moderatorja e RTK-së

Për shumë vite pjesë e ekranit televiziv, Besa Buçinca, moderatore e RTK-së, në zgjedhjet e 14 shkurtit iu fut garës për deputete të Kuvendit të Kosovës.

Në listën e publikuar me votat e PDK-së në Prishtinë, numri 48 i listës së PDK-së, Besa Buçinca ka grumbulluar vetëm 244 vota.

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta në nivel vendi me 17,41%, apo 137.722 vota të grumbulluara nga votimi i rregullt.

Ndërsa, pritet të numërohen votat me kusht dhe ato të mërgatës.