Kombëtare

Zbulohet një lokal i lojërave të fatit në Prishtinë, arrestohet pronari

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është identifikuar një pikë e lojërave të fatit në Prishtinë – shkruan Kosova.info

Bëhet fjalë për një lokal në rrugën ‘Bajram Bahtiri’. Pas bastisjes së lokalit, është arrestuar “i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në një bodrum të një shtëpie kishte në pronësi një lokal në të cilin zhvilloheshin lojëra të fatit.”

Sipas raportit: “Në atë lokal nga njësitë policore është hasë një punëtorë dhe tre klient duke luajtur lojëra të fatit. Me urdhër verbal të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali, si dëshmi materiale janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuteri, një monitor, një printer, një telefon celular dhe para të gatshme në vlerë rreth 130 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari – pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.”/Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.