Kuriozitet

Zbulohet një lloj i ri peshkaqeni në Gjirin e Meksikës (Video)

Peshkaqeni 12 cm i gjinisë mashkullore ka pesë karakteristika që nuk janë parë as në të vetmin mostër tjetër të njohur të këtij lloji.

Peshkaqeni i vogël është gjendur në Gjirin e Meksikës rreth 10 vjet më parë dhe ka dalë të jetë një specie e re.

Peshkaqeni amerikan i xhepit – i quajtur për shkak të formës së tij të kokës në pjesën pranë gojës u gjend gjatë një sondazhi të kryer në vitin 2010.

Peshkaqeni mashkull ka pesë karakteristika që nuk janë parë as në të vetmin mostër tjetër të njohur të këtij lloji i cili u kap në Oqeanin Paqësor Lindor më 1979-ën dhe tani është vendosur në Muzeun Zoologjik në Shën Petersburg-ut, në Rusi.

Detajet e species së re janë përshkruar në një artikull në revistën ‘Zootaxa’ përmbledhur nga Mark Grace nga Laboratorët në Mississippi të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike dhe ende nuk janë bërë publike për median e gjerë.