SPORT

Zbulohet e ardhmja e Hysaj

Mario Giuffredi, agjenti i Elseid Hysaj, e sheh të ardhmen e shqiptarit larg Napolit, përkundër faktit që kohët e fundit ka patur shumë më tepër minuta në dispozicion me Gennaro Gattuson trajner.

“Kemi folur për këtë dhe Napoli e di situatën e tij. Do të presim përgjigjet dhe kur t’i marrim do ta shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Giuffredi.

“Ekziston dëshira për zgjatjen e kontratës dhe për shitjen e tij në verë. Nuk i dua më dy lojtarë të mi në të njëjtin rol”.

Hysaj ka luajtur 11 ndeshje në Serinë A në këtë sezon dhe dy të tjera në Kupën e Italisë. Gjatë verës për 26-vjeçarin pati interes konkret nga Atletico Madridi dhe Roma. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483