Show Biz

Zbulohet arsyeja pse Ledri Vula mori vendimin drastik, fshiu të gjitha postimet në “Instagram”

Gaforrja më sexy në show bizz-in shqiptar i futi të gjithë në mendime pak ditë më parë, për veprimin e fshirjes së të gjitha posteve në llogarinë e tij sociale “Instagram”.

Në fakt, nëse u merakosët, qetësohuni sepse e gjitha është e mirëmenduar nga reperi.

Agjenti 00Thumb i emisionit “ThumbON” në RTV Ora, ka zbuluar mbrëmjen e sotme arsyen e vërtetë të fshirjes së fotove. E gjitha ka të bëjë me albumin e ri të Ledrit, po po ai ka realizuar albumin e tij më të ri dhe pritet të dalë shumë shpejt në treg. Jeni më të qetë tani?!