SPORT

Zbulohet arsyeja pse Alexander-Arnold feston me shqiponjë

Tifozët e futbollit në rrjetet sociale kanë zbuluar arsyen e festimit të Trent Alexander-Arnold ndaj Chelseat.

Mbrojtësi i Liverpool i dha skuadrës së tij epërsinë në ‘Stamford Bridge’ me një goditje të fuqishme, e më pas për të festuar duke bërë shqiponjën.

Roberto Firmino më pas dyfishoi avantazhin, para se N’Golo Kante të vuloste rezultat 2-1, shkruan lajmi.net.

Por tifozët që reagonin ndaj golave në rrjetet sociale po flisnin të gjithë për të njëjtën gjë, pasi duket se mbrojtësi anglez përdori një festim të njohur në video-lojën FIFA.

Volta, që do të thotë “të kthehesh” në portugalisht, besohet të jetë një referencë për mënyrën e futbollit në rrugë dhe sheh lojtarët të bëjnë një shenjë “V” me duart e tyre kur shënojnë (siç njihet te shqiptarët – festimi me shqiponjë).

Dhe kjo është pikërisht ajo që Aleksandër-Arnold bëri në sfidën e djeshme.