Zbulohen prapaskenat, si dështoi transferimi i Kai Havertz te Real Madridi

Kai Havertz ka katër vite që është në futbollin anglez, por gjërat kanë mundur të shkojnë ndryshe për mesfushorin ofensivë gjerman.

Shefi i Bayer Leverkusen, Fernando Carro pranon se Kai Havertz ishte afër bashkimit me Real Madridin në verën e vitit 2020.

Havertz përfundimisht u transferua te Chelsea para se të largohej për në Arsenal verën e kaluar.

Real Madrid kontaktoi Bayer Leverkusenin në 2020 për të marrë shërbimet e tij, por ata nuk mund të përputheshin me çmimin e kërkuar prej 80 milionë eurosh të klubit gjerman.

“Ne i rekomanduam Havertzit të prite në mënyrë që të gjenim një marrëveshje me Realin, por ai nuk e bëri këtë”.

“Ne i kemi shitur Chelseat. Një nga arsyet ishte ambicia që kishte”, deklaroi Carro.

“Ai është një lojtar që për cilësitë që ka do të përshtatej më mirë në një klub spanjoll, por Havertz nuk dëshironte të priste dhe vendosëm ta shisnim te Chelsea”, deklaroi shefi i liderit aktual të Bundesligës.

Go to TOP