Zana Sinani, kryetare e Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHGSHKK), e mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektuese dhe OSBE, në përputhje me dispozitat e statutit të saj, sot ka mbajtur Kuvendin e Dytë Zgjedhor.

Kuvendin e hapi, ish kryetarja e Shoqatës, znj. Zyrafete Imeraj, e cila prezantoi raportin mbi aktivitetet e zhvilluara në periudhën në mes të Kuvendit themelues dhe të këtij Kuvendi Zgjedhor.

Në pjesën zgjedhore të punimeve të këtij Kuvendi u zgjedhën edhe organet udhëheqëse të Shoqatës, ndërsa me shumicë votash kryetare e re e SHGSHKK-së u zgjedh, znj. Zana Sinani.

Në këtë takim fjalë përshëndetëse pati edhe kryetarja e re e SHGSHKK-së, znj. Sinani, e cila fillimisht i ka falënderuar anëtaret e kësaj shoqate për besimin e dhënë duke i siguruar ato se do të kenë mbështetje morale e profesionale në angazhimet e tyre të përbashkëta.

Sinani vuri theksin edhe tek sfidat me të cilat ballafaqohet gruaja në institucionet korrektuese dhe shtoi se aktivitetet e ndërmarra nga gratë në SHKK do të jenë të një rëndësie të veçantë, ngase zëri i gruas është ai i cili duhet ta përçoj vullnetin e të gjitha grave të SHKK-së.

Takimin e përshëndeti edhe Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, i cili premtoi mbështetje dhe bashkëpunim me sindikatën e SHGSHKK-së, njëherit shprehi përkrahje të parezervë ndaj përfaqësimit të gruas në institucionet korrektuese. /Kosova.info/

Go to TOP