Kosova

Zana Avdiu: Arben Vitia po i injoron qytetarët, po sillet si arrogant

Aktivistja nga shoqëria civile, Zana Avdiu, në emisionin Pressing të T7, ka thënë për kandidatin e VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë, se ky i fundit po sillet shumë arrogant me qytetarët dhe është duke i injoruar komplet.

Avdiu filloi duke i komentuar kandidatët për kryetar të Prishtinës. Për Haradinajn e AAK-së dhe Ramën e LDK-së tha se po premtojnë gjëra që nuk mund të realizohen.

“Përparimi dhe Dauti i LDK-së flasin për gjëra që nuk mund të realizohen. Pra, nuk jemi duke parë një fushatë serioze”, ka thënë Avdiu.

Tutje, ajo tha se Vitia po e injoron qytetarin dhe po sillet si arrognat.Reklamë

“Ndërsa Arben Vitia është duke e injoruar komplet qytetarin. Është duke u sjellur shumë arrogant”, ka thënë Avdiu.

Gjithashtu ajo tha se si ministër i Shëndetësisë, Vitia kadështuar në menaxhimin e pandemisë.

“Ne mundemi ta komentojmë vetëm punën e tij si ministër, që le shumë me dëshiru. Nuk ka pasur shumë sukses dhe ka dështuar në shumicën e gjërave”, shtoi Avdiu.