Kosova

Zaimi: Asnjë e mirë nuk i vjen Kosovës dhe pavarësisë së saj nga këto veprime e akuza

Prokuroria e Specializuar ka dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit e kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Zyrtari i LVV-së, Arbër Zaimi , ka thënë se situata që po zhvillohet së fundmi rëndon maksimalisht legjitimitetin e atyre që pretendojnë të lidhin marrëveshje në emër të Kosovës

“Kush e pruri Gjykatën Speciale? Kush e votoi atë në parlament?”

“Asnjë e mirë nuk i vjen Kosovës dhe pavarësisë së saj nga këto veprime e akuza. Por kemi të bëjmë me udhëheqës të shantazhuar, që shesin nga pak e nga shumë sovranitet, vetëm që të zgjasin sado pak pushtetin e tyre”.

“Situata që po zhvillohet së fundmi rëndon maksimalisht legjitimitetin e atyre që pretendojnë të lidhin marrëveshje në emër të Kosovës. Në aspektin e jashtëm, ata janë njerëz me aktakuza të rënda. Në aspektin e brendshëm, nuk kanë mbështetje popullore dhe qeverisin pa subjektin fitues të zgjedhjeve”.

“Këta janë “shansi” i Vuçiqit, sepse vazhdimisht e dobësojnë Kosovën, së brendshmi e së jashtmi”, ka shkruar Zaimi në rrjetin social Facebook.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.