Kosova

Zafir Berisha kritikon kryetaren Osmani

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka kritikuar u.d. të presidentit, Vjosa Osmani, lidhur me rolin e saj.

Berisha në emission ka thënë se ajo duhet të marrë seriozisht rolin e saj dhe të mos sillet nëpër parade politike. “Ka qenë mendimi im. Jo reagim emocional. Rreth pozicionit aktual të presidentes. Duke parë ku gjendjet Kosova. Ajo që kam thënë nuk lidhet me këto zhvillimet e fundit me ngarkime e shkarkime. Ajo po e luan rolin sikur të ishte zgjedhur presidente e mos tja kishte caktuar ndryshe kushtetuta. Ajo vetë e ka thënë se presidenti është personi që mund të bëjë unifikimin e faktorit politik. Ajo po e acaron situatën edhe ashtu jo të mirë të forcave politike. Duket se po mundohet të krijojë një komoditet në atë rol. Kemi një president të akuzuar me dosje të fabrikuara nga Serbia. Ajo është dashur të mbledhë partitë politike dhe të kërkojë emrin e presidentit të ri”, tha ai.