Rajoni

Zaev: Të japin përgjegjësi ata që e kanë shkelur ligjin

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-se, Zoran Zaev pas mbledhjes se partisë se tij tha se secili qe ka shkele ligjin duhet të mbajë përgjegjësi.

“Jemi krenare qe si pushtet ekzekutiv mundësuam kushte qe sistemi gjyqësor te punoje ne mënyrë te pavarur dhe ta ktheje sundimin e se drejtësi”, tha Zaev.

Ai beri thirrje qe secili qe ka shkelur ligjin dhe ka marre pjese ne krim dhe korrupsion te mbajë përgjegjësi.

Zaev, ne lidhje me zëvendësuesin e Katica Janeves, tha se duhet së shpejti të veprohet sipas ligjeve dhe të caktohet prokuror special, duke bërë apel OBRM-PDUKM-se t’i përafroje qëndrimet se bashku me LSDM-në për Ligjin për Prokurori Publike.

“Edhe një arsye me shume se pse politikanet duhet sa me shpejt ta miratojnë Ligjin për Prokurori Publike. I inkurajoj te gjithë edhe ne OBRM-PDUKM edhe ne LSDM, sa me shpejte te vazhdojnë me pune, për shkak se ditët i kemi te numëruar, ndera ligji tashme qe nga dita e marte është dërguar ne Kuvend”, tha Zaev duke shtuar se se mandati i PSP-se skadon me 15 shtator./Telegrafi/