Kosova

Zaev: Franca nuk është kundër nesh, BE nuk duhet ta dënojë shembullin më të mirë në Evropë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, nuk dëshiron të mendojë për mundësinë që vendi të mos merr datë për fillimin e negociatave me BE-në, në samitin e liderëve të Unionit, i cili këtë javë pritet të mbahet në Bruksel.

Ai edhe një herë tha se Maqedonia e meriton datën për fillimin e negociatave dhe se BE nuk duhet të lejojë që vendi të dënohet.

“Presim që do të sundojë përgjegjësia nga ana e BE-së dhe do ta sjellin e vendimin e shumëpritur. Pas Këshillit të Ministrave do t’i dimë hapat, por më 17 dhe 18 tetor do të sillen vendimet përfundimtare. Unë mbetem optimist. Franca nuk është kundër nesh. Ka qëllime legjitime, të ndërtojë metodologji me metoda të kthyeshme. Kështu nëse vendi nuk i plotëson kushtet e ndonjë kapitulli, të kthehet prapa”, tha Zaev, transmeton Kosova.info.

Ai edhe një herë përsëriti që vendi është duke ecur në rrugën e duhur dhe se BE-ja nuk duhet ta dënojë shembullin më të mirë në Evropë.