Kombëtare

Yuri Kim në laboratorin ku bëhen analizat e Covid-19

Ambasadorja e ShBA-ve në Shqipëri Yuri Kim dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë vizituar ambientet e Institutit të Shëndetit Publik për të parë nga afër se si ndihma e Qeverisë së ShBA-ve po mbështet Shqipërinë në përgjigjen ndaj pandemisë.

Manastirliu falënderoi ambasadoren Kim dhe Qeverinë e ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar Shqipërisë.

Nëpërmjet USAID-it në Shqipëri, qeveria amerikane ka angazhuar më shumë se 2 milionë dollarë për të përgatitur sisteme laboratorike, për shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve dhe masa të tjera.

Ministrja Manastirliu dhe ambasadorja Kim vlerësuan ekipin e laboratorit dhe gjithë stafin e IShP-së për punën e palodhur që po bëjnë në këtë situatë epidemie. /A2 CNN/