SPORT

Young arrin në Milano për teste mjekësore te Interi

Ashley Young ka zbarkuar në Milano, ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Interi dhe do të përfundojë transferimin nga Manchester Unitedi.

34-vjeçari u përshëndet nga reporterët në Aeroportin e Malpensas dhe u zhvendos me makinë në ambientet mjekësore për testet e tij.

Reprezentuesi anglez me 39 paraqitje me kombëtaren dhe shtatë gola në emrin e tij, largohet nga Unitedi me një kontratë gjashtë mujore me mundësi zgjatjeje.

Ai ka bërë 18 paraqitje konkurruese për Manchester Unitedin këtë sezon.

Raportohet që Interi shpreson të ketë Young në skuadrën e Antonio Contes në kohë për udhëtimin e kësaj fundjave në Serie A te Lecce.