Life Style - Funny

Yoga, ilaçi shpirtëror që lufton koronavirusin! Ja disa ushtrime që mund t’i bëni shumë lehtë (VIDEO)

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, instruktorja e yoga-s Blerina Livoreka sqaron se cilët janë disa nga përfitimet që kemi nga praktikimi I kësaj disipline dhe demonstron disa ushtrime që të gjithë mund t’i bëjnë nga shtëpia.

Duke qenë se është një disiplinë që lidhet ngushtë me ushtrimet e frymëmarrjes, yoga është cilësuar si një nga mënyrat që mund të na ndihmojnë gjatë ditëve të karantinimit. Një studim i Harvard University gjithashtu e lidh praktikimin e yoga-s me forcimin e imunitetit.

Në ditët e karantinimit ajo padyshim mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të larguar stresin, por edhe për të sjellë përfitime shëndetësore.

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, instruktorja e yoga-s Blerina Livoreka sqaron se cilët janë disa nga përfitimet që kemi nga praktikimi I kësaj disipline dhe demonstron disa ushtrime që të gjithë mund t’i bëjnë nga shtëpia.

“Yoga është shumë e mirë edhe për pastrimin e mushkërive dhe kanalet e frymëmarrjes. Cdo lëvizje që bëhet në yoga është ëe lidhur ngushtë me frymëmarrjen. Duhet të kemi parasysh që frymëmarrja është e rëndësishme.”