Kosova

Ymeri ua kujton militantëve të LV-së se dikur e quanin tradhtar për këto gjëra

Visar Ymeri, tashmë anëtari i Partisë Socialdemokrate, ua ka kujtuar zyrtarëve të LV-së pasi e kishin quajtur tradhtar vitin e kaluar sepse e kishte respektuar himnin e Kosovës në Kuvend.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka pyetur se a ka tradhtuar edhe Kurti bindjet e veta?

Shkrimi i plotë:

Këto dy akuza ishin postuar nga ‘policia morale’ e VV-së kur për 10 Vjetorin e Pavarësisë isha ngritur në këmbë për himnin e Republikës së Kosovës.

Tash kur e gjithë LV u ngritën në këmbë këta nuk flasin. A i ka tradhëtuar edhe Albini bindjet e veta? A do të tradhëtojë edhe ai deri në fund? Sa të rëndë e ka çmimin e shitjes?

Këtu janë dy mundësi:

1. Boikeni dhe Elvisi po ashtu kanë ndryshuar qëndrimet (janë shitur);

2. (Atëherë dhe tash) janë vetëm vegla që reagojnë me porosi, e jo sipas bindjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.